Humbi gishtat në protestë/ Si qëndron e vërteta e polices së plagosur!

Ditën e sotme protesta e banorëve të Unazës së Re ka degjeneruar në dhunë mes protestuesve dhe policëve.

Fillimisht është thënë se një efektive e policisë, që më vonë u identifikua si Ina Nuka, ka humbur 4 gishtat e dorës, pasi një kapsoll i ka shpërthyer në dorë.

Por, qytetarë të shumtë, madje edhe vetë ish-kryeministri Sai Berisha, morën një foto nga Ministria e Brendshëm, dhe shkruajtën se gjithçka është gënjeshtër, pasi vajza që shihej në foto që u tha se ishte Ina Nuka, nuk ka humur gishtat.

Por, e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Siaps “Balkanweb” vajza në foton e publikuar nga Ministria e Brendshme, nuk është Ina Nuka, por Luljeta Osmani, një prej të lënduarve nga protesta e sotme.

Nga ana tjetër, Ina Nuka, efektivja e Shqiponjave ndodhet në Spitalin e Traumës dhe ka humbur 2 gishta./ Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme