Më 6 mars të këtij viti në profilin e saj në Facebook, Nazia Ahamout kishte postuar një foto të mjetit që vetëm një muaj më pas do i merrte jetën.
Suzuki me targë, IHZ 1755 mësohet se është blerë një muaj më parë nga Nazia dhe i fejuari i saj shqiptar, të mbetur viktimë të aksidentit të rëndë të mëngjesit të sotëm.
34-vjeçarja Nazia Ahamout ishte shtetase franceze por që jetonte në Greqi bashkë me të fejuarin.