Një 31-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën në mënyrë aksidentale në galerinë e kromit në Kalimash.
Paraprakisht, mësohet se 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi por ka humbur kontrollin.
Për pasoje kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e të riut.
Ne vendngjarje janë grupet e ekspertëve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.