Humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga rruga, 64-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, në Bulqizë.


Mësohet se shtetasi me iniciale S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Pasi ka dalë nga rruga, 64-vjeçari ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen  me iniciale H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme