Trupi i pajetë i një 27-vjeçari nga Fieri, u gjet sot në brigjet e plazhit të Semanit. Nga policia konfirmohet se bëhet fjalë për Artur Beqirajn, banues në fshatin Qenas të Fierit. Nga banorët dhe nga policia mësohet se i riu kishte hyrë në det për t’u larë dhe për shkak të një ataku kardiak ai humbi jetën. Trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, ndërsa edhe mjekët konfirmuan si shkak atakun në zemër.