Hyn në fuqi rritja e rrogës për mjekët dhe mësuesit, shtesa e pagës varion nga 12 mijë deri 14 mijë lekë! Ja sa do të jetë për infermierët

Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi rritja e pagës për mjekët e sistemit shëndetësor parësor dhe arsimtarët e sistemit parauniversitar. Shtesa e pagës për të dyja kategoritë varion nga 12 mijë lekë deri në 14 mijë lekë në varësi të vjetërsisë së punës.


Konkretisht pas rritjes e reflektuar me pagat e muajit qershor, rroga neto e një mjeku të familjes pranë Qendrave Shëndetësore në Tiranë nga 88,000 lekë që ishte me rritjen prej 12,000 lekë arriti në 100.000 lekë. Ndërsa paga neto për një mësues të shkollës së mesme në Tiranë nga 63 mijë lekë në muaj pas shtesës arriti në 768 mijë lekë në muaj. Rritja e pagës është në vlerën e 138 mijë lekë.

Qeveria kishte parashikuar që deri në fund të 2024, paga mesatare në administratë do shkojë 900 euro, teksa për mjekët, infermierët dhe mësuesit rritja do të shkojë deri 28000 lekë në muaj.

Në vendimin “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025–2027” i botuar më herët në Fletoren Zyrtare përcaktohej se deri në fund të vitit paga bruto e mësuesve do të arrijë 104 mijë lekë. Në vijim të rritjes së pagave të miratuara gjatë vitit 2023, në vitin 2024, parashikohej një rritje e konsiderueshme e pagës së punonjësve në sektorët e arsimit. Për punonjësit e arsimit parauniversitarë do të kenë një rritje page në masën 31.3%, rritje e cila do të përcjellë një rritje kumulative për këta mësues në masën 38% ose në vlerë është në masën 28900 lekë/muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104800 lekë/muaj.

Në vitin 2024, në fokus të reformës do të jenë pagat për mjekët e familjes dhe infermierët. Në vitin 2023, mjeku i përgjithshëm mori një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 6000 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20000 lekë/ muaj.

Rritja kumulative e pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm është 25% dhe shkon deri në 131.000 lekë/muaj. Infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë për vitin 2023 morën një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 3600 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të infermierit është 27% dhe shkon deri në 87000 lekë/muaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme