Hyn në fuqi “Vettingu”, ja si do hetohen gjyqtarët dhe prokurorët

Sakte.net / E diel, 09 Tetor 2016   –  10:55

Ligji për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka hyrë në fuqi këtë të shtunë.

Pasi kanë kaluar 15 ditë nga botimi i ligjit në Fletoren Zyrtare, është gati të nisë edhe procesi për kontrollin e integritetit, pasurisë dhe aftësive profesionale për çdo gjyqtar e prokuror.

Në bazë të dispozitave ligjore, pjesë e procesit të vetingut do të jenë të gjithë përfaqësuesit në sistemin e drejtësisë.

Sipas ligjit të miratuar në Kuvend, subjekt i ligjit do të jenë trupat gjyqësore në të gjitha shkallët e Gjyqësorit.

Për realizimin e procesit që do të kalojë në filtra, përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë do të jenë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit, Komisionerët Publikë, dhe më i debatuari, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ndonëse vendosi që ligjin e vetingut ta kalojë në heshtje, kreu i shtetit, Bujar Nishani, është ai që sipas Kushtetutës do të nisë zbatimin e këtij ligji.

Sipas Kushtetutës, Presidenti Nishani do të shpallë vendet vakante për institucionet e reja që pritet të krijohen.

Aplikantët e interesuar për të qenë pjesë e këtyre institucioneve do të kenë 7 ditë kohë për të dorëzuar pranë institucionit të Presidencës dokumentacionin përkatës.

Brenda këtij afati, kreu i shtetit do të dalë me dy lista, ku në njërën do të jenë kandidatët që sipas Presidentit plotësojnë kushtet, ndërkohë që në listën tjetër do të jenë kandidaturat që sipas Nishanit nuk i plotësojnë kriteret.

Pas konsolidimit të trupave në organet e reja të rivlerësimit të anëtarëve të sistemit të drejtë¬ sisë, do të kalojnë në filtër të gjithë gjyqtarët e prokurorët, numri i të cilëve besohet se shkon në 800 anëtarë.

E gjithë trupa e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë do të plotësojë formularët e vetëdeklarimit, sipas dispozitave të parashikuara në ligj.

Për të lehtësuar procesin e kontrollit, në ligj është përcaktuar që për çdo kontroll që do të ushtrohet mbi gjyqtarët e prokurorët, të jenë institucione të veçanta ato që do të merren me administrimin e tyre.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të administrojë formularët që lidhen me pasurinë e anëtarëve të sistemit të Drejtësisë.

Ndërsa formularët që lidhen me kontrollin e figurës dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të administrohen nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

Për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që do të refuzojnë vetëdeklarimin, është parashikuar përjashtimi nga institucionet në të cilat bëjnë pjesë. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme