Hyseni: I kishim numrat për INTERPOL, kryeministri gaboi që u tërhoq

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë gabim kur ka vendosur të tërhiqet nga gara për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Ka thënë se shumica e shteteve anëtare e kanë përkrahur policinë kosovare të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Ka thënë se Haradinaj e ka adresuar gabimisht kërkesën për t’u hequr nga rendi i ditës votimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ai thotë se Haradinaj e ka adresuar gabimisht kërkesën për shtyrje, sepse për këtë tha se nuk vendos as Komiteti e as Keshilli Ekzekutiv, por vendos vetëm Asambleja e Përgjithshme.

Hyseni u shpreh se Haradinaj me këtë e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën e votimit pozitiv për Kosovën në këtë aspekt.

Në një konferencë për media, Hyseni shtoi se aplikacioni i Kosovës ishte më i kompletuar nga të gjitha aplikimet në vitet e fundit. Kjo siç u shpreh ai, e bënte atë optimist që këtë vit përfundimisht Kosova do të bëhej anëtare fuqiplotë e Interpolit.

“Vendim i dëmshëm për Republikën e Kosovës është që kërkesa e Kryeministrit Haradinaj të mos merret parasysh fare dhe Asambleja të vendosë ashtu siç është. Kërkesa për tërheqjen e aplikacionit e ka dëmtuar skajshmërisht votimin e Kosovës në INTERPOL.

Ish- ministri Hyseni u shpreh se në bazë të informatave të fundit që ka pasur ka qenë që deri atë ditë gjithësejt 132 vend anëtare e kishin konfirmuar pjesëmarrjen në asamble, dhe siç shtoi ai, mbi 60 vende nuk e kishin konfirmuar pjesëmarrjen.

“Ata na dërgonin mesazhe inkurajuese se do t’i marrim votat. Në emër të LDK-së por edhe në emrin tim si ish ministër të shfaq një shqetësim të skajshëm. Haradinaj me gjasë i ka dërguar letër sekretarit të Interpolit apo Sekretariatit të Përgjithshëm me kërkesën që të tërhiqet aplikimi ose të shtyhet votimi për këtë aplikacion që unë do ta quaja të paqëndrueshëm, tejmase hipotetike dhe të pa kalkuluar si duhet”, tha Hyseni para gazetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme