Hyseni: Urdhrin për ndaljen e trenit serb e dha drejtori i Policisë

Në Komisionin për Siguri, Anton Quni nga LDK-ja, ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, nëse presidenti ka dhënë urdhër të drejtpërdrejt për ndërhyrje në ndalimin e trenit serb.

“Ka pasur konsensus total. Presidenti duke qenë si figurë unifikuese edhe ka qenë i kyçur. Të gjithë akteret ka qenë të informuar me kohë. Urdhrin për ndërhyrje nuk e jap unë por drejtori i përgjithshëm i policisë sepse ai është profesionistë dhe e dinë më së miri se kur duhet të ndërhyjë”, ka qenë përgjigja e ministrit Hyseni, raporton lajmi.net.

Pse nuk ndalet edhe linja hekurudhore Kralev-Mitrovicë dhe a është legale kjo linjë?- ka pyetur anëtari nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi.

“Për këtë linjë unë kam kërkuar informacione nga autoritetet hekurudhore nëse është legale”, ka thënë Hyseni.

“MPB është e gatshme të kryej punën e vet edhe sa i përket murit në veri. Nëse PK i kërkohet asistenca për të respektuar ligjin ju sigurojë se do të jetë aty por policia nuk mund të ndërhyjë pa pasur kërkesë. Unë nuk jap urdhra për ndërhyrje”, ka theksuar ministri.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Hyseni ka thënë se duhet të vazhdojë por që duhet të riformatizohet plotësisht.

Ndalimin e Haradinajt dhe mbajtjen e tij në Francë, ai e ka quajtur të papranueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme