Hysni Hoxha i kërkon Apelit që ta lirojë nga dënimi me burgim

Hysni Hoxha po pretendon se gjykata e shkallës së parë e ka dënuar pa të drejtë me burgim prej tre vjetësh për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ish-shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesë për hedhje poshtë të aktgjykimit ose për kthimin e rastit në rigjykim, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesa e tij është shqyrtuar këtë të premte nga shkalla e dytë.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor për favorizime në tenderin për “Instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT-it (KEK) dhe OSSh- Shqipëri”. Vlera e këtij tenderi ka qenë 2.4 milionë euro…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme