Hyundai Santa-Fe ka më shumë kuajfuqi se LaFerrari [Foto]

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Panairi i veturave në Paris ka përfunduar, dhe vëmendja e publikut automobilistik po kalon në panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara SEMA, Las Vegas, i cili do të mbahet nga 1 deri 4 nëntor.

 

Njëri nga veturat e modifikuara më interesante do të jetë edhe Hyundai Sante-Fe, të cilin prodhuesi korean e ka përgatitur në bashkëpunim me kompaninë Bisimoto, transmeton Koha.net.

Santa Fe vjen me motor 3.9-litër Flex-Fuel Turbo Hyundai Lambda V6 me kapacitet prej 1040 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi dhe me sistemin e tërheqjes në rrotat e pasme.

Gjithashtu, ky Santa-Fe ka edhe diferencialet e pasme Hyundai Equus, amortizatorët KW, skemën Denmatic të dizajnit, eksterier Gatorwraps, disa elemente Hyundai Genuine Accessories, maskën e përparme të re, rrotat e reja, ulëset Momo Daytona EVO, kafazin për siguri në pjesën e pasme, etj.