Policia e Durrësit ka arrestuar një 65 vjeçar pasi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në pranga ka rënë shtetasime inicialet K.K., banues në qytetin bregdetar, i cili është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, raportoi policia.



