Një ngjarje e rëndë ëshët regjistruar në Dhërmi, ku punonjësi i një hoteli ka humbur fillimisht kontaktet me pronarët, por nga uniformat blu të dyshohet se 31 vjeçari është qëlluar me armë zjarri rreht orës 00:30 nga një 43 vjeçar, i cili mendohet se është arratisur drejt Greqisë.
Policia ka zbuluar identitetet e dy personave, viktima Eraldo Nevruzi, 31 vjeç dhe Gerald Shehu, 43 vjeç, i dyshuar si autori i ngjarjes kriminale.
Grupi hetimor po vijon punën për gjetjen e Eraldo Nevruzi si dhe për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.
Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.



