I bëri partnerit të ri dhuratë ‘Ferrari’ për ditëlindje – Dafina Zeqiri dikur DJ Geek-ut i bleu motoçikletë ‘Vespa’

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, këto ditë mori vëmendje të madhe në media për shkak të dhuratës që ia bëri të dashurit për ditëlindje

.

Ajo ia bleu një ‘Ferrari’ partnerit të saj të ri, Kreshnik Gjergjit, me rastin e përvjetorit të lindjes.

Kjo bëri bujë të madhe e po ashtu u përfol, shumë nga të cilët e përgëzuan artisten për këtë veprim.


Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, u rikthye në vëmendje dhurata që këngëtarja ia kishte bërë ish-të dashurit të saj, DJ Geek.

Në ditëlindjen e tij të 30-të, para dy viteve, ajo ia kishte blerë një motoçikletë të markës ‘Vespa’.

Foto: Screenshot/Instagram
Sidoqoftë, Dafina dhe Kreshniku pritet që të martohen shumë shpejt, ku edhe kanë filluar me përgatitjet.

Ceremonia do të zhvillohet me familjen dhe miqtë e tyre të ngushtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme