Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka postuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku aty ka reklamuar fast-foodin më të ri të hapur në Prishtinë, “Green Protein”.
“Një qoshe kozmopolitane & bashkëkohore e sapohapur në Prishtinë”, ka shkruar ai.
Nuk ka shkuar pak kohë, Veseli i ra ‘pishman’ për këtë postim. Ai e fshiu fotografinë pa dhënë ndonjë justifikim, transmeton Indeksonline