I dënuar përjetë, Dritan Dajti nuk ndalet së kërkuari lirinë! Vrasësi i 4 efektivëve depoziton kërkesën e radhës në Gjykatën e Elbasanit, avokatët: Po mbahet në burg në mënyrë të paligjshme

Dritan Dajti, vrasësi i katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, edhe pse është burgosur përjetësisht, ai ngulmon për lirinë e tij, me pretendimin se dënimin i ka përfunduar me 25 vite heqje lirie. Ky vendim u dha nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, por nga ana tjetër, Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në qeli përjetë.


Dritan-Dajti-1

Ditën e djeshme, më 19 gusht 2024, Dritan Dajti i është drejtuar dhe një herë tjetër Gjykatës së Elbasanit me kërkesë për lirimin e tij.

Kërkesa është drejtuar për “Konstatimin e heqjes së lirisë me burgim në rrugë jashtëgjyqësore dhe marrjen e vendimit brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase të marrë nga I.E.V.P. Peqin ndaj shtetasit Dritan Dajti”.

Përfaqësuesit e tij ligjor, Alban Kapxhiu dhe Alban Qafa shprehen se klienti i tyre, Dritan Dajti ka përfunduar dënimin e tij prej 25 vitesh heqje lirie dhe se ndodhet prej dy ditësh në kushtet e heqjes së lirisë me burgim në rrugë jashtëgjyqësore.

Më poshtë gjendet kërkesa e dërguar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme