Dy ditë më parë, në fshatin Tërbovc të Komunës së Lipjanit një person 54 vjeçar dyshohet se u vra nga vëllai i tij.
Pas kryerjes së veprës i dyshuari, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha tha për kallxo.com se i dyshuari ende nuk është gjetur dhe se i njëjti gjendet në arrati.
“Më herët patëm një takim me ata të cilët janë duke zhvilluar hetimet dhe me prokuroren e rastit. Deri më tani ende nuk ka asnjë të re në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarit. Ne i kemi kryer procedurat tona të cilat na përkasin, i dyshuari ende është në arrati”, tha Berisha.
I dyshuari 58 vjeçar, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë vëllain e tij 54 vjeçar me inicialet M. G..
I dyshuari, 58 vjeçari sipas prokurorisë jeton në Francë dhe ka pasaportë zvicerane.
Prokuroria ka kontaktuar edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, që personit të dyshuar t`i ndalohet fluturimi në vende të tjera.