I ekstraduar nga Kolumbia 3 javë më parë, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Admir Tutajt për zbutje të masës së sigurisë

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Admir Tutajt, për zbutje të masës së sigurisë ndaj tij.


Ky vendim është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së.

Admir Tutaj u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri më 19 shtator 2024, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet vendase për tre vepra penale.

GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

25 vjeccari u shpall në kërkim në muajin prill të vitit 2023, pas një operacioni të policisë së shtetit në portin e Durrësit.

Në prill, shërbimet policore gjetën brenda një automjeti furgon, tip Benz, nje arsenal armësh që ishte fshehur në një tavoline druri.

Hetimet që u kryen nga policia treguan se arsenali ishte siguruar nga Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, me qëllim trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme