I grabiti çantën e dorës një gruaje, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Është arrestuar 37-vjeçari A.N., i cili i grabiti me dhunë çantën personale shtetases M.M., në të cilën kishte 35000 lekë dhe dy karta krediti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.8 në Korçë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari ka qenë i dënuar më parë vjedhje.

Nderkohe materialet i kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

Informacion-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, Korçë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti, shkuan në adresën e raportuar dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të shtetasit A. N., 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje). Në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe sekuestruan sasia e lekëve dhe kartat e kreditit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme