Sikur shumë rrugë të Prishtinës, të enjten në mbrëmje u vërshua edhe Rruga B në Mati 1. Ujin nuk e mbajti as kanalizimi i ri i qendrës tregtare “Royal Mall”. Lajmi.net kohë më parë ka raportuar se Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje të kundërligjshme ndërtimi për kompaninë “Royal” shpk, pronë e djemve të biznesmenit, Latif Kryeziu. Pikërisht për objektin në përurimin e të cilit mori pjesë edhe kryetari Shpend Ahmeti.
Më 16 shtator 2015, Komuna e Prishtinës i ka lëshuar leje të ndërtimit kompanisë “Royal” shpk që për pronar ka Arben Kryeziun, djalin e Latif Kryeziut.
Lajmi.net ka gjetur se leja është lëshuar në kundërshtim me planin rregullues Mati 1.
Planin rregullues për Mati 1, më të cilin po lëshon leje Komuna, për tërësinë “A” lejon etazhitetin prej 4 deri maksimumi 8 etazhe me shirit gjelbërues dhe zone mbrojtëse, e që as kjo nuk është respektuar.
Përkundër kësaj, urbanizmi i Prishtinës më 16 shator 2015 i ka lëshuar leje kompanisë “Royal” për kompleksin me tre objekteve shumëbanesore me afarizëm: Lamella “A” me etazhitet -4B+S+P+9+Nk, Lam. “B” me etazhitet -4B+S+P+9 dhe Lam.”C” me etazhitet -4B+S+ P+9+ Nk, në kuadër të bllokut urbanistik ‘A16’ të tërësisë ‘A’ të Planit Rregullues Mati 1.
Edhe përkundër faktit që komuna ka lëshuar leje të kundërligjshme për një kat më shumë në kundërshtim me Planin, investitori shihet që ka manipuluar me përdhesen e cila është kamufluar me suteren që në terren është përdhes e zhvilluar në tri nivele.
Lajmi.net kishte kërkuar një sqarim nga kompania “Royal” dhe Zyra e informimit e Komunës së Prishtinës lidhur më këtë, por nuk kishte marr përgjigje nga asnjëra palë.
Ndërkaq, sipas lejes së lëshuar, hartimin e projektit kryesor për këtë kompleks e ka bërë NSH “Rraci Ark Ing” nga Prishtina me përfaqësues Kreshnik Rraci, i cili edhe po udhëheqë punët e ndërtimit.
Lajmi.net ka gjetur se ky arkitektë është shok i pandashëm me ish drejtorin e Financave, të Prishtinës, Visar Berisha. Ndërkohe, ish drejtori Berisha e kryetari Ahmeti kanë qenë edhe ortak në një biznes. Kompania “RraciArk ing” ka arritur që të marrë disa leje për “Royal” në Komunë për hartimin e projekteve që i ka bërë këtij biznesi.
“Royal” është pajisur me leje të nderimit më 1 tetor 2015 edhe për objektet shumë banesore 2B+S+P+8, 2B+S+P+8, 2B+S+P+7. Leja ka kushtuar 374 mijë e 595 euro. Hartimin e projektit kryesor për objektin investiv e ka bërë NSH “Rraci Ark Ing” .
Po ashtu, “Royal” më 23 mars të vitit 2017 është pajisur edhe me një leje për ndërtimin e një objekti afarist 4B+S+P+11 . Projektues është kompania “Rraci ARK Ing”. Në emër të taksave kjo leje do të paguhet në Komunë në vlerë prej 513 mijë e 729 euro. Sipas lejes së ndërtimit ky kompleks administrative është thënë se është e destinuar për bankë dhe janë tri ndërtesa. Po ashtu projektin e ka bërë “Rraci ARK ing”.
Më 30.06.2016 kompania “Al Petrol”, me përfaqësues drejtorin Arbër Kryeziu është pajisur me leje të përkohshme për pompën e derivateve të naftës e cila gjendet në Çagllavicë. Edhe në këtë leje projektues është “Rraci…”. Lidhur më këtë leje lajmi.net pati raportuar para disa muajve se leja është lëshuar në zonën gjelbëruese. kliko këtu
“Rraci …”, është projektues edhe i disa lejeve tjera. Edhe i kompanisë “IN ON” sh.p.k e cila është pajisur me leje të ndërtimit në vitin 2016 nga Komuna për objektin 2B+S+P+11 që po ndërrohet në lagjen e Muhaxherëve.
Më poshtë mund të shihni rrsbeshine shiut që hyri në këtë objekt dhe shkrimin e lajmi.net të publikuar muaj më parë. /Lajmi.net/