I jep fund jetës në litar, biznesmeni shqiptar në Itali, ja cili është

Një biznesmen shqiptar në Itali i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur. Ai quhet Marvin Proshka, 31 vjeç, baba i dy fëmijëve të mitur, 2 dhe 5 vjeç. Arsyet nuk janë zbuluar ende, por dyshohet se ka pasur vështirësi financiare në biznes.

Mediat italiane njoftojnë se Marvin Proshka, pronar i firmës “Promek Service” në Conegliano ka vendosur t’i japë fund jetës në magazinën ku ai kishte provuar me guxim të realizonte ëndrrën e tij më të madhe.

31-vjeçari Proshka ishte një sipërmarrës me origjinë shqiptare që banonte në Treviso. Sipas Treviso Today, motivet e vetëvrasjes janë akoma të paqarta.

Duke filluar nga një fabrikë e vogël në Godega di Sant Urbano, Proshka kishte arritur të krijonte kompaninë e tij “Promek Service” një ëndërr që ishte bërë realitet dhe po rritej me kalimin e viteve. Së fundi e kishte transferuar në një magazinë në rrugën Maggiore Piovesana në Conegliano. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, por situata precipitoi. Ka disa arsye që flasin se arsyeja kryesore pse Marvin Proshka vrau veten ishte kriza në kompaninë e tij dhe vështirësitë për të ecur përpara.

Të premten e 5 janarit, ai shkoi në zyrë në “Promek Service” dhe atje vari veten në vetmi. Nuk la asnjë letër dhe nuk po gjendet ende ndonjë shpjegim pse e ndërmori aktin. Të premten në mbrëmje, një shok dhe bashkëpunëtor i tij është përpjekur të kontaktojë me të, pa sukses. Më vonë e ka zbuluar se çfarë kishte bërë. Biznesmeni ishte shumë i njohur në zonë. Data e funeralit nuk është caktuar ende; një hetim sapo ka nisur.

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar dje dhe vëllai i tij Mendu Proshka në rrjetet sociale./SYRI.NET

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme