I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi

vijon…


NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Evis Berberi më datë 14.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në
ngarkim të personit në hetim Evis Berberi për procedimin penal me nr.214/2023”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet
246/6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 370, datë 30.07.2024, vendosi:
1. Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e
sigurimit për rastin objekt gjykimi.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, të caktuar ndaj shtetasit Evis Berberi me anë të vendimit Nr.21, datë
13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024.
3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit.
Tiranë, më datë 30.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme