I maskuari sulmon me thikë punëtorin e pompës së derivateve në Dragash, vjedh 150 euro

Në Dragash, dje rreth orës 20:30, në një pompë të derivateve, nga i dyshuari i maskuar është kryer grabitje e parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove.

Viktima, punëtor i një pompe të derivateve, shqiptar i Kosovës, ka njoftuar Policinë se është sulmuar nga i dyshuar i panjohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur.

“Si pasojë e lëndimeve, viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme