Një rast i rëndë shënon në Vlorë mbrëmjen e sotme (27 korrik), ku një 17 vjeçar ka plagosur me thikë një 38 vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 19:30 në lagjen “Pavarësia”, në një restorant në vendin e njohur si “Aleksandria”.
Ka qenë i mituri i identifikuar me inicialet I.H., 17 vjeç, ai që ka plagosur me thikë R.V., 38 vjeç.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti me motive të dobëta.
I plagosur ndodhet në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën e tij.
Ndërkohë i mituri është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.