Një i mitur në Lipjan ka raportuar se më 10 gusht ishte rrahur nga daja e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se i mituri ka raportuar në prezencë të babait të tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gllanicë, Lipjan 10.08.2024-23:00. Viktima mashkull kosovar, i moshës së mitur, në prezencë të babait të tij ka njoftuar se para tri dite është rrahur nga daja i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.