I mituri vjedh para nga arka e xhamisë

Në fshatin Begaj të Vushtrrisë, më datë 19 prill është raportuar për një vjedhje në xhami nga një i mitur.

Sipas raportit policor, i mituri ka vjedhur nga arka e xhamisë së fshatit një sasi parash të cilat ishin dhuratë e besimtarëve.

I dyshuari është identifikuar gjatë ditës së djeshme e më pas edhe është arrestuar.

Por pas intervistës, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme