I moshuari plagosi të birin me çifte pas një konflikti mes tyre, zbardhet dëshmia e 83 vjeçarit: Djali më dhunoi e më pas…

I moshuari i cili ka plagosur djalin e tij 47 vjeç me çifte në Pogradec, ka pohuar përpara uniformave blu se ngjarja ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri ndaj tij.


Burimet nga grupi hetimor pohojnë se 83 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen, gjendje kjo e ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga djali ndaj tij.

Kujtojmë se në momentin që ka nisur konflikti, 47 vjeçari ndodhej në gjendje të dehur e ka nisur të dhunojë të atin e tij.

I moshuari nuk ka shprehur nëse dhuna ka qenë e vazhdueshme në familje apo jo.

Vijojnë hetimet nga policia për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme