I moshuari shqiptar bën kërdinë në shtëpitë e grekëve, raportohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë 50 mijë euro! 70-vjeçari i dënuar me burg për…

Bizhuteri dhe para me një vlerë totale prej gati 50 mijë euro, dyshohet se janë vjedhur në disa shtëpi në Greqi nga një 70-vjeçar shqiptar.


Sipas mediave greke, i moshuari është arrestuar në zonën e Pierisë. Pasi u vu në pranga, 70-vjeçari shqiptar ka treguar në komisariat edhe një kartë të policisë, të cilën e kishte falsifikuar.

Nga hetimi i policisë, rezultoi se në periudhën 26 qershor deri më 11 korrik 2024, ai ka kryer nëntë vjedhje në zonën e Pierisë, tre prej të cilave në tentativë, duke marrë në total 2,725 euro para cash dhe bizhuteri në vlerë prej 46,325 euro, sipas deklarimeve të viktimat.

Ndaj tij ishte në pritje edhe një vendim shtesë i Gjykatës së Kundërvajtjes të Athinës, ku shqiptari është dënuar me 11 muaj burg për falsifikim dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme