I nxehti afrikan edhe sot në Kosovë – zjarrfikësit në shesh me cisterna me ujë

Edhe sot Kosova do të përballet me të nxehtin afrikan. Parashikuesi i motit, Besim Aliu ka thënë se temperaturat do të fillojnë të bien nga nesër.

Aliu ka thënë se edhe sot qytetarët, në veçanti të moshuarit dhe fëmijët, duhet të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që të mos dalin jashtë nga ora 10 deri në ora 17.

Sot, temperatura më e lartë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në kryeqytet dhe shumë komuna tjera do të jetë 34 gradë, derisa në Gjakovë do të shënohet temperatura më e lartë në vend, prej 35 gradë Celsius, raporton TV Arta.

Në sheshet e Prishtinës edhe sot janë vendosur cisterna me ujë nga brigada e zjarrfikësve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme