Para 52 viteve, konkretisht më 13 janar të vitit 1966, Presidenti amerikan Lyndon Johonson, emëroi për herë të parë një person me gjyrë në kabinetin e tij.
Me rastin e emërimit të Robert C. Weaver-it në kabinet, presidenti Johonson e përshkroi ekonomistin e universitetit Harvard si njeriun më të përshtatshëm për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.
Senati i Shteteve të Bashkuara, miratoi njëzëri emërimin e Robert Weaver në këtë post, i cili ishte nipi i një ish skllavi dhe i biri i një punonjësi poste.Profesor Ëeaver, mori doktoratën në ekonomi nga uiversiteti Harvard dhe dha mësime atje deri në vitin 1934, kur hyri në shërbimin qeveritar gjatë administratës së presidentit Franklin Roosevelt.