Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.
Këngëtarja kohëve të fundit është përfolur se është ndarë nga bashkëshorti i saj, milioneri 50 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, përcjell ORAinfo.
Këto dyshime ishin rritur kur Adelina nisi pushimet me motrën e saj në një vend luksoz.
Nga atje, Adelina çdo ditë postonte fotografi shume provokuese, duke ekspozuar linjat e saj trupore.
Mirëpo Adelina sot ka konfirmuar se nuk është ndarë nga burri i saj milioner.
Këngëtarja në fotografinë e fundit shihet duke i kaluar pushimet me burrin dhe familjen e saj.
Nga plazhi të buzëqeshur dhe në disponim të mirë, Adelina po ndihet e plotësuar me familjen e saj. /ORAinfo/