I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Greqi 45-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi në atdhe

Një 45-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritet shqiptare që në vitin 2014, është vënë në pranga nga policia greke në Kretë.


Mësohet se shqiptari qarkullonte me një emër tjetër, pasi i ishte pajisur me një kartë identiteti fallco, derisa është ndaluar nga efektivët për një kundërvajtje rrugore.

45-vjeçari është kontrolluar nga efektivët e Grupit Operativ të Policisë Heraklion në një zonë të Bashkisë Malevizi mëngjesin e së shtunës, por është konstatuar se ai drejtonte makinën e tij pa leje drejtimi dhe kartën e identitetit që u ka treguar ka rezultuar e rreme.

Kështu, ai u arrestua dhe u dërgua në Komisariatin e Malevizit për marrjen në pyetje paraprake, gjatë së cilës u zbulua se ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje që kishte kryer në Shqipëri në vitin 2014.

Ndaj 45-vjeçarit u ngritën akuzat për falsifikim, shkelje të ligjit për të huajt dhe shkelje të Kodit të Procedurës Civile, për të cilën mori një gjobë administrative dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurën për ekstradimin e tij në shtetin fqinj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme