I shpëtoi atentatit/ KPK gjen probleme në figurën e Prokurorit Arian Ndoj: Ka kontakte të papërshtatshme me njerëz të botës së krimit, çfarë iu gjet në celular!

Prokurori i Durrësit Arian Ndoj, i cili mbeti i plagosur në një atentat në vitin 2019 ndaj makinës së tij, ku mbeti viktimë shoferi i prokurorit, doli sot në seancë dëgjimore publike para KPK. Sipas trupës gjykuese, prokurori është hetuar në dy kritere, për figurën morale e aftësitë profesionale të tij.

Sipas raportit të relatuar nga KPK, rezulton se Ndoj ka kontakte të papërshtatshme me njerëz të botës së krimit, ka thyer etikën e prokurorit ka mangësi në hetimin e dosjeve penale dhe rezulton se ka cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Sipas KPK, Ndoj ka pasur 3 masa disiplinore, një në vitin 2003, ku ka marrë vërejtje me paralajmërim, në 2004 është shkarkuar me dekret të Presidentit, është rikthyer në 2008 me dekret te Presidentit por më pas është pezulluat si drejtues i prokurorise së Durrësit pas një kallëzimi nga ILDKPI.

“Gjatë kësaj kohe i pezulluar ai ka kryer hetime për një cështje në konflikt të pastër interesi, për biznesmenin E.SH e pasi ka kryer veprime hetimore e eshte konstatuar konflikti i interesit, dosja i është dërguar një prokurori tjetër. Në lidhje me këtë biznesmen ka rezultuar se Ndoj ka kryer veprime hetimore për 11 muaj e duke treguar sipas KPK mangësi të theksuara profesionale e duke cenuar besimin e publikut ka vepruar në konflikt të pastër interesi duke mos filluar procedim penal për një ndërtim te paligjshem në Durrës. Sa i përket atentatit të vitit 2019, rezulton sipas KPK se në telefonin celular të prokurorit Ndoj që është kqyrur nga SPAK, janë gjetur kontakte me njerëz të politikës, prokurorë e gjyqtarë e njerëz të njohur të botës së krimit që janë shtetasit A.L, Aleksandër Laho apo Pëlumb Muharremi që ishte në automjet me të në momentin e atentatit. Sipas KPK rezulton që në celularin e Ndoj janë gjetur dokumente të dosjeve të ndryshme që ai nuk i kishte nën hetim. Sipas vëzhguesit të ONM, prokurori ka kontakte të papërshtatshme me njerëz të botës së krimit e për këtë arsye nuk mund të vijojë ushtrimin e detyrës e ai ka kërkuar disa herë materiale e të dhëna te SPAK. Prokurori Ndoj ka theksuar se këto kontakte i ka pasur për shkak të detyrës si avokat, por KPK tha se janë të papërshtatshme dhe etike për detyrën e Prokurorit”.

Pas relatimit të KPK, aktualisht Prokurori Ndoj është duke paraqitur mbrojtjen e tij dhe pritet që në përfundim të seancës së sotme, KPK të vendosë një datë ku do të japë vendimin për prokurorin./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme