Kjo fundjavë e paqëndrueshme, por muaji maj do të jetë më i nxehtë se kurrë/ Çfarë thonë sinoptikanët

Fundjava parashikohet të vijojë me alternime kthjellimesh e vranësirash. Gjatë lidhjes me “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, sinoptikania Lajda Porja tha se parashikohet që temperaturat e ajrit të arrijnë në 25 gradë C, tipike për stinën e pranverës.


Sipas saj, java nis e freskët, me ditë ku reshjet e shiut do jenë në sasi të pakta, ndërsa temperaturat do bëjnë një rritje graduale.

Sa i përket një parashikimi të muajit maj, Porja tha se do kemi një muaj të thatë, me temperatura 3 gradë më të larta se normat e zakonshme, duke theksuar se do kemi mundësinë të shijojmë pranverën me karakteristikat e saj, mëngjese e mbrëmje të freskëta e ditë të ngrohta e me diell, duke i paraprirë që herët sezonit të plazhit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme