I vetëvrari në qendrën e paraburgimit akuzohej nga SHBA-të për vrasjen e gruas së tij

Në Qendrën e Paraburgimit në Pejë një person është gjetur sot i vdekur.

Për të njëjtin, SHBA-të, kishin kërkuar ekstradim nën akuzat për vrasje, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Binak Gjergjajn, i cili ishte në kërkim nga SHBA-të, pasi që akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Afërdita Gjergjajt më 2001.

Kjo e fundit u zhduk më 26 shkurt të 2001-tës, pasi që ishte takuar me Binak Gjergjajn në Auburn Hills të Miçiganit për të diskutuar një çështje të kujdestarisë që përfshinte fëmijët e çiftit.

Gjatë hetimit të rastit, Gjergjaj ishte larguar nga Amerika për të ardhur në Kosovë.

Ai ishte arrestuar në qershor të këtij viti, teksa ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.

Rastin për vdekjen e Gjergjajt e kanë konfirmuar për lajmi.net edhe nga Prokuroria e Pejës.

Kanë thënë se dyshohet se i njëjti është vetëvarur.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme