I vodhi vëllait makinën “Range Rover”, arrestohet në flagrancë 54 vjeçari në Elbasan

Një 54 vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi akuzohet se i ka vjedhur të vëllait automjetin tip “Range Rover”.


Në pranga ka rënë shtetasi T.H., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Ka qenë i vëllai ai që e ka denoncuar makinën e vjedhur, teksa automjeti ka qenë i parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.

Uniformat blu pasi janë mobilizuar për gjetjen e makinës, mundësuar arrestimin në flagrancë të 54 vjeçarit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, teksa lëvizte me automjetin që i vodhi vëllait.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Elbasan

I vodhi vëllait “Range Rover-in” , arrestohet nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.
Sipas policisë shtetasi L. H., 52 vjeç, kishte denoncuar se gjatë natës së djeshme i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, i cili rezultoi se ishte vëllai i denoncuesit L. H.

Autori i vjedhjes së automjetit u kap ndërsa ishte duke qarkulluar me “Range Roverin”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme