Kanuni i Lekë Dukagjinit është i njohur edhe nga italianët. Një shtetas italian po i trembet së tepërmi një gjakmarrje e mundshme nga një familje shqiptare. Italiani Francesco Sicignano vrau një shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e italianit për të grabitur gjatë natës.
Francesco nuk e di se kush duhet të përballet me hakmarrjen e Kanunit. Për këtë arsye familja Sicignano takon një ndërmjetës për të folur me prindërit e djalit me shpresën se mund të marrin dhe një falje.
Përshkrimi i mediave italiane për Kanunin:
Një kod itmerrshëm dhe arkaik të sjelljes që ende ekziston në disa pjesë të Shqipërisë. Sipas këtij ligji mesjetar gjaku duhet të lahen me gjak. Vetëm ndërhyrja e një ndërmjetësi ndonjëherë mund të ndryshojë fatin.”
Deklarata e ndërmjetësit:
Është shumë e qartë se familja vuan për shkak të kësaj çështjeje. Në këtë rast, Kanuni thotë se është e mundur të falësh. Babai i djalit të vrarë mund të dëshirojë të takohet me Francescon në atë rast, ne do të duhet të shkojmë në Shqipëri. Nëse vini me mua do të jeni nën përgjegjësinë time dhe asgjë nuk do t’ju ndodhë derisa të ktheheni në shtëpi. Sepse në qoftë se diçka duhet të ndodhë me ju unë do të çnderohem.”