I vunë flakën automjetit të 39-vjeçares në kryeqytet, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të dyshuar si autorë të djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në rrugën “Belul Hatibi”.


Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim janë shpallur shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe dy shtetas kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Kosovë. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se krimi është kryer për motive të dobëta.

Policia po vijon punën intensive për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, ndërkohë që po hetohet edhe për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë

Tiranë-Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të rastit (shtetas maqedonas dhe kosovarë).

Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.

Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta.

Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme