Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqrija Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar siç tha ai, ndaj shpifjeve që po i bëjnë deputetë të kuvendit dhe funksionarë të opozitës dhe pozitës ndaj Lëvizjes BESA duke thënë herë se ata janë me LSDM-në e herë me VMRO-në.
“Ne nuk jemi qere as të LSDM-së e as të VMRO-së. Në kohën që ne e mbështetën rënien e regjimit VMRO-BDI na thoshin jeni me LSDM-në. Sot pse jemi opozitë na thonë se jemi me VMRO-në. Arsyeja është se ju jeni mësuar që shqiptarët të jenë ose qere e VMRO-së ose e LSDM-së. Ne nuk jemi as qere e VMRO-së e as e LSDM-së. E ata që shpifin u qoftë për nderë atyre”, ka thënë deputeti Ibrahimi, raporton SHENJA.
Ibrahimi ka shtuar se deputetët e BESËS në të shumtën e janë prezent në Kuvend që të krijohet kuorumi I mjaftueshëm dhe të mund të fillohen mbledhjet.
Ai ka shtuar se deputetet e BESËS mandje nuk bëjnë as reagime jo për arsye se nuk kanë çfarë të thonë por për shkak se dëshirojnë të jenë opozitë konstruktive dhe jo nihiliste.