Ibrahimovic e thotë hapur se cila skuadër dëshiron ta fitojë Kupën e Botës

Ibrahimovic shpreson që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës, shkaku i Messit.

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se kush dëshiron ta fitojë Kupën e Botës këtë vit dhe shpreson që një ish-bashkëlojtar i tij të fitojë trofeun.

Ibrahimovic dhe Lionel Messi luajtën së bashku për vetëm një sezon te Barcelona, por ata duket se kanë raporte të mira mesvete, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë për “433”, sulmuesi i Milanit tregoi favoritin e tij.

“Shpresoj që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Messit”, u shpreh 41-vjeçari.

Argjentina do të rikthehet në aksion nesër, kur do të takohet me Holandën në fazën çerekfinale.

“Albicelestes” synojnë të fitojnë Kupën e Botës për herë tretë dhe të parë që nga viti 1986, në atë që me siguri do të jetë turneu i fundit për 35-vjeçarin, Messi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme