Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka folur për mediat nga një aktivitet që po zhvillohet në sheshin ‘Skënderbej’ në kuadër të Javës së Çamërisë.
Ai ka përmendur gjatë fjalës së tij nevojën për të pasur vëmendjen e duhur si nga pala greke dhe ajo shqiptare për vendosjen në vend të drejtësisë, teksa i ka bërë thirrje kryeministrit të Greqisë që të dëgjojë zërin e të atit.
‘Në përklujtim të 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, i pashembullt në historinë njerëzore, me rreth 20% të popullsisë së vrarë dhe 90% të larguar nga shtëpitë e tyre. Harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. E di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar ta mbulojnë çështjen Çame në harresë, ta kthejnë në një harresë të madhe të shqiptarisë. Sot përbën vetëdijen e kombit shqiptar.
‘Kërkojmë heqjen e ligjit të luftës, na përgjigjen se do të shqyrtojnë tekstet mbi emrin e Çamërisë. I keni parë edhe nëpër studiot televizive shqiptare, duke mbrojtur ekstremizmin grek, duke kërkuar të drejtat e mohuara të komunitetit grek në ju. Ne kemi shumë arsye për të mbrojtur atë që na bën bashkë, identitetin tonë kombëtar. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi shumë’, shtoi Idrizi.