Në protestën në Tiranë, një vajzë e re i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij si “hajvanë”.
“Kur një kryeministër zgjedh të fyejë qytetarët që protestojnë, në vend që të dëgjojë shqetësimet e tyre… më lejoni t’i them ‘hajvan ti ku je? Jepe dorëheqjen sa më parë”, tha ajo.
E reja i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga detyra dhe pushteti bashkë e kreun e opozitës, Sali Berisha, të cilin e cilësoi si bashkudhëtarin e Ramës.
“Jep dorëheqjen sa më parë dhe merr edhe shokun tënd bashkëudhëtar, Sali Berisha. Rama n’burg, Berisha n’burg”, tha ajo.
Qytetarja: Sot jemi qytetare të bashkuara, jemi këtu për të ngritur zërin tonë, për të kërkuar përgjegjësi, drejtësi dhe respekt për të drejtat e çdo qytetari. Kur zëri i një njeriu mund të shpërfillet, zëri i një populli nuk mund të injorohet.
Kjo protestë është shprehje e vullnetit tonë demokratik, të lirë dhe e besimit se ndryshimi vjen kur qytetarët refuzojnë të heshtin përballë padrejtësisë. Le të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur, sepse e ardhmja ndërtohet nga ata që kanë guxim të kërkojnë një vend më të mirë për të gjithë.
A e keni dëgjuar kryeministrin që na quajti hajvanë? Kur një kryeministër zgjedh të fyejë qytetarët që protestojnë, në vend që të dëgjojë shqetësimet e tyre, të cilët sot janë në shesh, meqë na drejtohet kështu, më lejoni t’i them “hajvanit ku je ti dhe jep dorëheqjen”.
Jep dorëheqjen sa më parë dhe merr edhe shokun tënd bashkëudhëtar, Sali Berisha. Rama n’burg, Berisha n’burg”, tha ajo.
The post “Ik dhe merr me vete edhe Berishën!”- E reja i përgjigjet Ramës nga kryeministria: Na quajte hajvan, po ti hajvan ku je? Jepe dorëheqjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



