“Të vijë të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’!”- PS-së i “firoi” Marjana Koçeku, protestuesi: Do bien një nga një, si gurë dominoje

Largimi i deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku nga Partia Socialiste dhe pozicionimi si ligjvënëse e pavarur, nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në protestën e 15-të para kryeministrisë.

Një prej protestuesve tha se ky është një lajm që tregon se sa e madhe është kjo protestë dhe se “një nga gurët e shahut të PS-së sapo ka rënë”.

Ai e cilësoi vendimin e deputetes si një sinjal politik dhe se pushtetarët “do bien një nga një si gurë dominoje”. I riu ftoi deputeten t’i bashkohet protestave dhe të thërras bashkë me ta ‘Rama, jep dorëheqjen’.

“Sot nuk kisha plan të flisja, por sapo na erdhi një lajm që tregon se sa e madhe është kjo protestë. Sot një nga gurët e shahut të PS-së sapo ka rënë. Një deputete ka dhënë dorëheqjen nga Partia Socialiste. Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, sapo ka thënë: “Jam deputete e pavarur”. Ju erdhi fundi.

Kjo, në fakt, na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh. Do bien një nga një si gurë dominoje. Ne e vlerësojmë vendimin e deputetes, por themi që kjo është gjysma e punës. Gjysma tjetër është t’i bashkohet turmës në shesh dhe bashkë me ne të këndojë: “Rama, jep dorëheqjen”. Do të jemi këtu derisa kryeministri të ngelet vetëm, dhe e di kur ngelet vetëm, në qeli”, tha ai.

The post “Të vijë të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’!”- PS-së i “firoi” Marjana Koçeku, protestuesi: Do bien një nga një, si gurë dominoje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme