Ilir Beqaj zyrtarisht i pandehur! Zbardhen detaje nga dosja: Ish-ministri i Shëndetësisë nuk parandaloi…

ë tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është marrë zyrtarisht si i pandehur.

Mësohet se Beqaj akuzohet se nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish zv.ministrit Klodian Rjepaj. Po ashtu ai nuk konstatoi fryrjen e kostove nga ana e komisionit.

Gjykata theksoi në vendim se personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore. Hetuesit dyshojnë se zoti Beqaj ka toleruar vlerësimet e komisionit për kostot e materialeve, të cilat më vonë kanë rezultuar të fryra.

Në një reagim në rrjetin Facebook, Beqaj tha se nuk do ta ankimonte këtë vendim të gjykatës dhe ishte i gatshëm dhe i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështjeje plotësisht.

Ai theksoi se në fund të këtij procesi, besonte që emri i tij do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar, duke shtuar se sterilizimi ishte një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme për shëndetin publik.

Pas vendimit të sotëm të GJKKO-së, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme