Ilir Meta ka një porosi për Zoran Zaevin

Presidenti shqiptar Ilir Meta në një intervistë për TV Korça ka folur për bashkëpunimin rajonal, me theks të veçantë me Maqedoninë. Ai ka përshëndetur vizitën e fundit të kryeministrit Zaev në Pustec të Shqipërisë, por duke theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit.

“Këto vizita janë tregues i një dinamike të re shumë më pozitive të marrëdhënieve Shqipëri-Maqedoni. Sikurse e thashë edhe dje, besojmë dhe shpresojmë shumë që edhe marrëdhëniet trilaterale Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi të njohin një perspektivë të shpejtë, të shkëlqyer dhe nga kjo, – kush do të përfitojë në radhë të parë? Do të përfitojë Pusteci, rajoni i Prespës, Korça, Devolli. Pra, ato zona ndërkufitare midis këtyre tre vendeve. Këto vizita në Pustec kanë një domethënie të rëndësishme dhe janë mesazhe të forta të një ere të re në marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni dhe të një ere të re”, theksoi presidenti Meta.

Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër dhe se vetëm përmes bashkëpunimit vendet tona do të forcojnë paqen dhe harmoninë dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët tanë, pavarësisht nga përkatësitë etnike sepse përndryshe vendet tona do zbrazen nga rinjtë, të cilët duan mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe talentin e tyre, dhe nuk duhen retorika konfliktuale apo justifikime apo mungesë përgjegjësie nga elitat politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme