Ilir Meta në qeli/ E ngarkuara me punë e SHBA takohet me ministrit Ervin Hoxha! Fokusi, prangosja e ish-Presidentit

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn po zhvillon takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.


Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, fokus i takimit do të jetë mënyra e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit, Ilir Meta nga policia e shtetit, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Takimi i ministrit Ervin Hoxha me të ngarkuarën me punë të SHBA sapo ka nisur dhe pritet një deklaratë zyrtare lidhur me temat e diskutuara.

Diplomatja amerikane VanHorn ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm një ditë pas prangosjes së Ilir Metës, i cili u arrestua në zonën e Kthesës së Kamzës në kryeqytet teksa udhëtonte me makinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme