Ilir Meta në takim me kreun e opozitës turke, Ozgur Ozel: Marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve tona kërkojnë përkushtim të përbashkët mbi vlerat evropiane

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Popullore Republikane (CHP), Ozger Ozel, i cili përfaqëson forcën kryesore opozitare në Turqi.


Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, i cili ka ndarë disa nga momentet e takimit të tyre.

Meta shkruan se e uroi Ozel për zgjedhjen e tij në krye të CHP-së, si dhe për fitoren e opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.

Po kështu, ai thekson se dy opozitarët ndanë vlerësimin e përbashkët për miqësinë e dy vendeve, si një përkushtim të përbashkët mbi vlerat evropiane.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Kënaqësi të pritesha sot në selinë e Partisë Popullore Republikane (CHP), forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku, nga Lideri i saj i ri, z.Ozgur Ozel.

E urova jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.

Ndamë vlerësimin e përbashket së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve tanë kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme