Një konflikt masiv ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (9 qershor) në Macerata të Italisë, ku një grup shqiptarësh dhe 3 tunizianë kanë përfunduar duke lënduar njëri tjetrin me shishe qelqi.
Mediat italiane konfirmojnë se ishin 7 persona gjithsej, të cilët kanë përfunduar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Pas kësaj, ata janë shoqëruar të gjithë në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Përgjatë sherrit janë thyer dhe xhamat e derës së hyrjes së një godine që ndodhet në rrugën “Domenico Rossi”.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë, e gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dëshmitarë që ishin prezentë në momentin kur ndodhi sherri.
Po kështu, po punohet për kapjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë konflikt i cili përfundoi në dhunë, e që mund të jenë larguar nga vendngjarja.



