Ilir Meta tregon se cilin kosovar do ta dekretonte si ministër të jashtëm

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një intervistë për “Opinion” ka folur për refuzimin e Gent Cakës, si Ministër i Jashtëm. Mirëpo, kalimthi ai ka lënë të nënkuptohet edhe se cili është emri i personit që do ta dekretonte si ministër.

Gazetari: ….Asnjë paragjykim personal për zotin Cakaj?

Presidenti Meta: Asnjë paragjykim, por sigurisht që kur vë re se ky Zëvendësministër për 6 muaj refuzon të plotësojë një detyrim ligjor, nuk më duket normale, nuk më duket një ndjenjë e lartë përgjegjshmërie.

Gazetari: A ka një paragjykim ngaqë ai vjen nga Kosova?

Presidenti Meta: Zero – por unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën, më vjen keq – dhe jo vetëm kaq, por unë i kam thënë Kryeministrit në takimin paraprak, se kam dashur ta shmang këtë debat. I kam thënë se nëse ke një vlerësim kaq të lartë, sepse ai kishte vlerësim shumë të lartë për të, bëje Ministër i Kulturës, bëje një ministër tjetër…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme