Ilir Tafa në filmin “Žaba” me aktorin e famshëm Emir Hadzihafizbegovic

“Është një ndër projektet më të mëdha që po punohet. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij projekti. Ekipi është shumë i mirë, mirë që po luaj me Emir Haxhihafizbegovic i cili është një aktor shumë i madh. Ky është një projekt që është përkrahur edhe nga Zagrebi, Beogradi, Lubjana dhe Sarajeva dhe po shpresoj që do të jetë një projekt i mirë, sepse Bosnja është dëshmuar se di të realizojë filma të mirë”, ka thënë aktori Ilir Tafa për KultPlus.

Jeta Zymberi

Aktori i njohur shqiptar Ilir Tafa po vazhdon të marrë role të rëndësishme. Së fundmi ai është bërë pjesë e një projekti të madh filmik në Sarajevë. Pas nëntë vjetësh të inskenimit të parë, shfaqja kult “Bretkoca” („Žaba“), e cila u dha më shumë se 250 herë në Teatrin e Sarajevës dhe gjithandej nëpër regjion, do të shndërrohet në film.
Xhirimet e filmit “Bretkoca” („Žaba“), me regji të Elmir Jukic, e në të cilin krahas aktorëve të njohur boshnjak, në njërin nga rolet kryesore do të paraqitet edhe aktori shqiptar Ilir Tafa, do të fillojnë nesër, në Sarajevë.
“Është një ndër projektet më të mëdha që po punohet. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij projekti. Ekipi është shumë i mirë, mirë që po luaj me Emir Haxhihafizbegovic i cili është një aktor shumë i madh. Ky është një projekt që është përkrahur edhe nga Zagrebi, Beogradi, Lubjana dhe Sarajeva dhe po shpresoj që do të jetë një projekt i mirë, sepse Bosnja është dëshmuar se di të realizojë filma të mirë”, ka thënë aktori Ilir Tafa për KultPlus.

Filmi është i bazuar mbi problemet e kohës së tashme me të cilat ballafaqohet jo vetëm BeH apo Kroacia, por gjithandej ky regjion. Para së gjithash është problemi i mosekzistimit të komunikimit dhe mosgatishmëria jonë për të dëgjuar tjetrin.
“Skenari përcjell një mesazh që do ta konsideroja si deficit të rrethit ku jetojmë ne – optimizmit”, ka thënë regjisori i filmit, Elmir Jukic, i cili për kastin e filmit thotë se e ka përforcuar edhe me prezencën e aktorit Ilir Tafa.
Filmi “Bretkoca” („Žaba“), do të realizohet nga produksioni filmik “Refresh” nga Bosnja, ndërsa partnerë të projektit janë edhe produksione nga Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Maqedonia.
Filmi i përket metrazhit të gjatë. Skenari është shkruar nga skenaristi kroat Dubravko Mihanovic, producent do të jetë Ademir Kenovic, ndërsa në rolet kryesore, krahas Ilir Tafës do të paraqiten edhe aktorët e mirënjohur Emir Hadcihafizbegovic, Moamer Kasumovic,Mirsad Tuka e të tjerë. Premiera e filmit pritet të jepet gjatë vitit 2017./KultPlus.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme